“Morëm 192 milionë lekë në “Air Albania“, si kurrë më parë“, Halili për penalltitë: Kemi ndenjur edhe 23 muaj pa marrë

Refik Halili ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Rubrika Sportive“ në “RTSH“ ku ka folur për klubin që ai drejton. Presidenti i Tiranës ka treguar për rëndësinë e një stadium të ri në gjenerimin e të ardhurave. Rast i sjellë si shembull më i pastër është ndeshja derbi me Partizanin që ka derdhur në arkat e bardhebluve plot 120 milionë lekë.

Ndërkohë i pyetur për penalltitë e dhëna këtë sezon, Halili shprehet se ka pasur raste kur kanë qendruar edhe me shumë e shumë muaj pa marrë 11 metërsh. Më tej shton se e vetmja gjë që i ka thënë ekipit ishte se penalltitë t’i ekzekutonte talneti Muçi, ndërsa në rastet kur duhej goli me siguri, atëherë përpara topit të vendosej Batha.

“Nëse duam të flasim si do i marrim të ardhurat që nuk i kemi marrë më para, falë stadiumit të ri, që për mua është model dhe ne luajmë futboll rehat dhe shohim ndeshjen shumë qetë ashtu si shihet në të gjithë botën, ne kemi marrë për herë të parë në ndeshjen me Partizanin 192 milionë lekë të vjetra. Me këto ne kemi paguar qeranë, rojet, biletat dhe shpëtuan edhe 120 milionë lekë për klubin tonë. Ne këtë shumën 120 milionë lekë për një ndeshje nuk e kemi marrë kurrë në një ndeshje në “Selman Stërmasin”. Nëse bëjmë një llogari biznesi për të mos dalë me humbje, klubi jonë me asetet që ka, me tifozët që janë të shumtë dhe duan të jenë të pranishëm në stadium, duke bërë një skuadër të mirë ata të japin 50% të shpenzimeve.

11 penallti të marra këtë sezon? Kemi ndenjur 23 muaj, nuk kemi marrë asnjë penallti. Fakti është që nuk kemi folur fare për pjesë ne arbitrave, kemi 3-4 vite. Nuk kemi folur as kur na kanë dhënë, as kur nuk na kanë dhënë. Flas për ne si drejtues, ndonjë trajner mund të thotë diçka që ishte apo s‘ishte. Nuk jemi më në 97-ën apo 2002-shin, gjërat po ikin. Po shkojnë drejt një sistemimi të mirë dhe kjo është e dukshem. Megjithatë unë nuk e dija që kishim marrë 11 penallti. Di vetëm që kam thënë nëse jepet mundësia të marrim një penallti, leta gjuajë Muçi. Nëse nuk jemi të sigurtë le ta gjuajë Batha, sepse jemi të sigurt që ai e bën gol nëse na duhet rezultati”, ka thënë Refik Halili./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online