“Premio? Kanë marë boll, kemi akoma rroga pa dhënë”, Halili gëzon tifozët: Stadium i ri me 13 mijë vende, presim miratimin

Tirana ka mbyllur me kurorëzim këtë kampionat në Superiore, ndërsa në datë në 2 gusht ka shansin ta përfundojë sezonin me 2 trofe. I ftaur në emisionin “Rubrika Sportive” në “RTSH”, Refik Halili ka folur më gjatë për klubin që ai drejton. Presidenti i bardhebluve ka dhënë një lajm të madh për të gjithë tifozët, teksa zbulon se ka dorëzuar në qeveri një plan të mirëdetajuar për të shndërruar stadiumin “Selman Stërmasin” dhe pret miratimin për të filluar menjëhera nga puna për ta vënë projektin në jetë.

Ndërkohë Halili premton impenim maksimal për Kupën e Shqipërisëm ndërsa bën me dije se nuk do të ketë shpërblime për këtë trofe. Sipas tij skuadra ka marrë mjaftuesëhm premio këtë sezon dhe nuk është nevoja të përfitojnë në këtë takim.

“Nën drejtimin tim kemi bërë një projekt madhështor. Kemi bërë një plan për të ndërtuar një stadium me 13 mijë vende, që do të ketë brenda edhe biznese. Do të ketë më shumë vende pune dhe aty ka më shumë lekë brenda edhe për Tiranën por edhe për të tjerët, për aktivitete dhe shtetin. Shpresojmë të miratohet që ai stadium të mos rrijë ferrë. E kemi dorëzuar në kryeministri dhe presim përgjigjen. Jo projekt që është në 3D për t’u parë sa i bukur është, por një projekt i mirëfilltë dhe i detajuar për zbatim. Pra nëse miratohet fillon dhe zbatohet. Ky është lajmi që i jam unë tifozëve tanë.

Kupa e Shqipërisë? Po i bie shkurt. ka njerëz që thonë: “Po sikur për këtë kupë të mos ketë impenjim të madh se nuk ju duhet ndoshta“. Ne për këtë Kupë kemi bërë 12-13 ndeshje. Kemi shpenzuar për të shkuar këtu. Kemi bërë grumbullime nëpër hotele, kemi udhëtuar, kemi djersitur, jemi lodhur për të shkuar te kjo finale. Unë them këtë gjë, ne do e vlerësojmë. Skuadrën do e shikojmë në fushë. Shpresoj që ta fitojmë edhe këtë Kupë, sepse ata futbollistë nuk do harrohen edhe për 100 vjet për rezultatet që kanë marrë.

Nuk desha të flas për për shpërblime sepse kemi dhënë shpërblime boll. Na thonë na jepni rrogë, sepse kemi akoma rroga pa marrë 1 apo dy, se unë nuk kam sekrete. Kështu që më mirë paguajmë rroga dhe likuidohemi se shpërblime kanë marrë shumë, kanë marrë sa për 3 rroga që paguaj unë në vit. Unë kam një premtim tjetër. Do shkojmë në Champions League me një merkato. do shkojmë si një klub Tirane me shumë seriozitet për të marshuar dhe për të ecur përpara. Si thotë edhe Egboja me shpresën e Zotit dhe të Allahut ishallah ecim përpara”, ka thënë Refik Halili./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online