Partizani apo Tirana? Derbi edhe brenda Qeverisë, Qefalia: Edi Rama është tifoz i Tiranës!

0

Derbi ka edhe brenda Qeverisë teksa bëhet fjalë për një ndarje mes deputetëve sa i përket ekipeve që mbështesin në Superiore. Brenda familjes Rama ka një rast edhe më të veçantë pasi Olsi ka pozitën e drejtuesit te Partizani, por kryeministri është mbështetësi i Tiranës. Këtë e ka pohuar deputeti i PS, Xhemal Qefalia, i cili është ftuar në emisionin “Pressing”.

“Tirana dihej se ishte shpallur kampion dhe gjesti ishte më tepër simbolik, pasi miku im Braçe është tifoz i Partizanit, prandaj mendova t’i jap një “dhuratë”. Tirana i merr një herë në 26 vjet, Tirana i merr më shpejt.

Ka tifozë nga të dyja krahët, kjo ndihet në derbi. Ka deputetë të cilët janë me Partizanin, por ka dhe një pjesë tjetër që është me Tiranën. Nuk është se anon peshorja nga një anë apo një tjetër. Mazhoranca nuk anon nga Partizani, nuk është e vërtetë. Edhe Kryeministri, është me Tiranën”, ka thënë Qefalia. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.