Alvaro Morata e ka nisur shumë mirë aventurën e tij angleze te Çelsi dhe duke folur në një intervistë për Daily Mail, shpjegon pse nuk e ka pasur problem të ambientohet në Angli, pas sezoneve në Itali e Spanjë: “Nuk më shqetësojnë mbrojtjet angleze, te Juventusi stërvitesha çdo ditë me Kielinin e Bonuçin. Të luash kundër Kielinit është si të futesh në kafazin e një gorille për t’i marrë ushqimin, të vinin shkelmat rresht, pa ndalim. Me Konten ndihesha borxhli, më mori ai te Juventusi dhe kur iku prej andej dëshiroja sërish të luaja me të.
“Javën e shkuar pashë një foto të mbledhjes së trajnerëve në FIFA dhe po mendoja: kam luajtur me Zinedin Zidan, Karlo Ançelotin, Zhoze Murinjon, Maks Alegrin dhe tani jam me Konten. Më mungojnë vetëm Guardiola dhe Klop”.