Laçi kërkon konfirmimin, Nica: Të kënaqim tifozët!
Trajneri i kurbinasve vlerëson kundërshtarin dhe thekson se është një ndeshje e vështirë, por sot objektivi është vetëm fitorja
Vladimir Prenga
Laçi i dha dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen me Luftëtarin, teksa skuadra kreu një seancë të lehtë stërvitore dhe më pas u grumbullua për të qenë sot në ambientet e stadiumit 90 minuta para nisjes së ndeshjes me gjirokastritët.
Formacioni i mundshëm
Laçi: Selmani – Ejoh, Fangaj, Gjoni, Sefgjini – Nika, Lushkja, Bardhi, Kallaku, Uzuni – Eskerda