Mile udhërrëfyes, Egnatia kthehet me fitore në të Parën

Fatmir Efica

Pas 13 vitesh mungesë në Kategorinë e Parë, rikthimi i Egnatias krijoi një atmosferë elektrizuese në startin e djeshëm ndaj Vllaznisë “B”. Është siguruar një fitore e ngushtë në shifra që mbështetur në rrjedhën e lojës mund të ishte edhe më e thellë. Por Vladimir Gjonaj e ka konsideruar këtë nisje kampionati me fjalinë shumë shprehëse “fillimi i mbarë është gjysma e punës”. Miqtë nga Shkodra ditën të mbroheshin mirë sidomos në 30 minutat e para, kur vendasit u përpoqën veçmas kontrollit të topit e të lojës të shpalosin një lloj presingu të zona dhe porta shkodrane. Disa herë Bakiasi, Gjoka e Selimaj, përtej golit të minutës së 15-të nga i zakonshmi Mile që nuk fal. Madje me këtë fitore Mile i vendosur si gjithnjë në “majë të sulmit” konsiderohet si kapiten skuadre dhe një lider me potencial të jashtëzakonshëm, por dhe udhërrëfyes në këtë debutim të parë të suksesshëm të ekipit rrogozhinas. Shkodranët janë përpjekur të kundërsulmojnë dhe veçmas një paralajmërimi të Djepaxhisë në 11’, rastin më të mirë e ka pasur Hajdari në 38’, por goditjen e tij Haremi e ndali në dy kohë. Në 29’ ka pasur edhe një gol të anuluar për Vllazninë B pasi Ruqi në momentin që ka shënuar shkaktoi një faull ndaj portierit vendas. Në pjesën e dytë me gjithë ndërrimet tek të dyja skuadrat, Egnatia ruajti epërsinë territoriale. Mile, Dosti e sidomos në fund Karaj kanë dështuar në përpjekjet për të dyfishuar. Rrogozhinasit janë nxitur e mbështetur në mënyrë shumë entuziaste nga mbi 1000 tifozë të tyre. Festa pas mbylljes së takimit me fitore ka qenë e përbashkët duke duartrokitur futbollistët për tripikëshin e parë.

Goli

15’ Aksioni nga e majta e sulmit ka pasur fillimisht protagonist Bakiasin që pasi këmben pasimin me Gjokën në vijë vertikale, ku i fundit me shumë intuitë sheh të zbuluar në qendër të zonës, 6-7 m përballë portës Milen. “Gjahtari” i golave falë përvojës gjuan shpejt me gjysmë kthesë dhe shënon golin që nuk ndryshoi deri në fund. 1-0

E shtunë 16 shtator 2017 ora 16:00, stadiumi “Hasan Zyla”

EGNATIA – VLLAZNIA “B” 1-0

Shënues: V.Mile 15’

EGNATIA: Haremi, Vogli, Bakiasi, Nako, Rexhepi, Dosti (Doci 56’), Baholli (Hasa 83’), Gjoka, Karaj, Selimaj (Vargu 61’), Mile. Tr. V.Gjonaj.

VLLAZNIA “B”: Vjerdha, Ruqi, Kukaj, Miloti, Dema, Begaj, Balaj (Kushi 79’), Hajdari, Djepaxhia ( Kola 75’), Erkocevic (Tula 61’), Dibra. Tr. E.Zeka.

GJYQTARË: K.Bajramaj, R.Zaimi, A.Kociaj (Tiranë)

KARTONË TË VERDHË: Bakiasi 17’, Dosti 54’ / Kola 77’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online