Stefano Pioli dha dorëheqjen nga stoli i Fiorentinës ditën e sotme, teksa kishte shkruar dhe një letër të hapur, ku sqaronte arsyet e këtij largimi nga ekipi vjollcë.
Pas dorëheqjes së Piolit, drejtuesit nga Firence nisën menjëherë kërkimet për trajnerin e ri dhe duket se kanë gjetur shumë shpejt. Në krye të ekipit do të vendoset Viçenzo Montela. Sipas mediave italiane, nesër pritet që të bëhet zyrtarizimi dhe prezantimi i trajnerit.
Ky do të jetë një rikthim për 44-vjeçarin, i cili e ka drejtuar edhe më parë Fiorentinën për tri vite. Eksperiencat e fundit të Montelës kanë qenë pikërisht në Serie A me Milanin, si dhe së fundmi me Sevijan në La Liga.