Roma është një nga ekipet më aktive në merkato. Blerje të shumta, por dhe jo pak shitje. Verdhekuqtë e kanë në stilin e tyre të ndryshojnë çdo seksion merkato dhe drejtori sportiv, Monçi, po mendon për atë të verës.
Objektivi i tij luan në Bundesligë dhe quhet Torgan Hazard. 25-vjeçari është vëllai i Edenit, yllit të Çelsit. Torgan po zhvillon një sezon fantastik me Gladbahun e tij. 7 gola dhe 4 asiste, që kanë ndihmuar Gladbahun të ngjitet në vendin e dytë në kampionat, katër pikë më pak se Dortmundi.
Kartoni i belgut sillet rreth 25-30 milionë eurove, por kontrata e tij me klubin gjerman skadon në vitin 2020, kështu që do të ketë hapësira për uljen çmimin e tij dhe mënyrën e blerjes së kartonit.
Megjithatë, Hazardi i vogël po shkëlqen dhe Roma duhet të veprojë shpejt për të hedhur bazat e një marrëveshje. Hazard është një lojtar, i cili i bën mirë të gjitha rolet në repartin ofensiv, pavarësisht se maksimumin e jep në krahun e majtë.