Monako ringrihet me penalltitë e Falkaos

Një fitore për të marrë pak frymë dhe jetike në garën për mbijetesë. Monako rigjen buzëqeshjen pas dy humbjeve radhazi mes kampionatit dhe Champions-it, duke u kthyer te suksesi në javën e 16-të të Ligue 1, të zhvilluar këtë të martë.

Skuadra e Tierri Henri fitoi 2-0 në fushën e Amiens, në një sfidë të drejtpërdrejt për mbijetesën mes më të mirëve, diçka që askush nuk do ta mendonte në fillim të sezonit. Në ndihmë të skuadrës nga Principata erdhën dy penallti, të shndërruara në gol nga Radamel Falkao.

Kapiteni realizoi fillimisht në fundin e pjesës së parë dhe më tej në minutën e 6-të shtesë të ndeshjes, ndërsa vendasit e mbyllën takimin në inferioritet numerik, pas kartonit të kuq të Dibasi. Me këtë triumf, Monako ngjitet në vendin e 17-të në renditje dhe i largohet përkohësisht zonës së rënies nga kategoria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online