Derbi i Italisë, Interi merr lajmin e madh para duelit me Juventusin

0

Në fundin e ndeshjes së barazuar 2-2 kundër Romës, Luçiano Spaleti u detyrua të largohej nga fusha. Për shkak të protestave ndaj arbitrit, ndeshja e trajnerit të Interit përfundoi përpara kohe dhe ishte rrezikut që ai të dënohej nga Komisioni i Disiplinës.

Por, përpara supersfidës me Juventusin, zikaltërit kanë marrë lajmin e madh: Spaleti do të jetë normalisht në stol. Ndaj trajnerit nuk u dha asnjë masë shtesë dhe ai do t’a udhëheqë Interin në fushë, në tentativën për t’u konfirmuar si rivalët e bardhezinjve në garën për titullin.

Në vendimet e tjera, Disiplinori i futbollit italian gjobiti me plotë 18 mijë euro klubin e Napolit. Penalizimi financiar me 15 mijë euro u dha, pasi tifozët në “San Paolo” kanë hedhur sende të forta dhe tymëse në sektorin e tifozëve miq dhe 3 mijë euro, sepse skuadra shkaktoi pa arsye objektive startin e pjesës së dytë të ndeshjes me 3 minuta vonesë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.