Fitore mes drithërimave, Mançester Siti arratiset në krye

Ndoshta skuadra e Pep Guardiolës u qetësua përpara kohe. Ndoshta, sepse për nga karakteristikat, në futbollin anglez askush nuk dorëzohet pa përfunduar ndeshja. Fakti është që Mançester Siti vuajti për të marrë tre pikët e plota në trasfertën me Uotford. “Sitizëns” fituan 2-1, megjithatë sfida u mbyll mes panikut në minutat finale.

Goli i Leroi Sane në fundin e pjesës së parë, që zhbllokoi rezultatin dhe rrjeta e Mahrez, i cili dyfishoi në minutën e 51-të, bën që Mançester Siti të humbiste përqendrimin në fushën e lojës. Uotford e shfrytëzoi këtë përgjumje të kundërshtarëve dhe pesë minuta përpara fundit të lojës shënoi me Dukure.

Një gol që riktheu vendasit në mënyrë të pabesueshme në ndeshje, me Ederson që duhej të shpëtonte portën dhe Guardiolën që u detyrua të përforconte mbrojtjen, për të evituar që fitorja ti ikte nga duart. Në fund, “sitizëns” arritën suksesin dhe ngjiten në kuotën e 41 pikëve, 5 më tepër se Liverpuli i vendit të dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online