Momenti magjik i Luis Suarez: “tripletë” brenda dhe jashtë fushe

Menjëherë pas suksesit 5-1 të Barcelonës në El Clasico-n përballë Realit të Madridit, një gazetar në fushë e përgëzoi Luis Suarez për tripletën. Sulmuesi i’u përgjigj duke buzëqeshur: “Cilën prej atyre?”. Ylli i blaugranave shënoi tre gola në ndeshjen më të rëndësishme në botë, ndërsa festoi edhe lindjen e fëmijës së tretë.

Pasi shënoi golin e parë, ai shpalosi një bluzë me dedikimin: Mirë se erdhe Lautaro! Një mesazh për fëmijën e tij të porsa lindur. Pas golit të dytë personal ndaj Realit, sulmuesi vrapoi drejt njërës prej tribunave, në fare pranë fushës ishin dy fëmijët e tij të tjerë, duke festuar me ata.

Pas ndeshjes, dy vogëlushët Suarez vrapuan në fushë për të festuar fitoren e Barcelonës me babain e tyre. “Ishte bukur që kisha pranë fëmijët për të ndarë këtë moment”, tha Suarez. Ai gjithashtu vlerësoi paraqitjen e katalanëve, të cilët triumfuan pavarësisht se Lionel Mesi nuk luante.

“Gjithmonë është mirë kur ke në fushë lojtarin më të mirë në botë, por duhet të jemi krenarë edhe për këtë fitore që e arritëm pa Leon”. Me tripletën e shënuar, sulmuesi nga Uruguaji ngjitet në kuotën e shtatë golave sezonalë, ndërsa regjistron edhe 9 gola në 11 El Clasico të luajtura.

Luis Suarez arrin gjithmonë të lejë gjurmë përballë Realit të Madridit në mungesë të Lionel Mesit. Kjo ndodhi në vitin 2015, kur shënoi dy gola në fitoren 4-0 në “Santiago Bernabeu”. Ajo fitore, e regjistruar në muajin nëntor, tronditi pozitat e trajnerit Rafa Benitez, i cili u shkarkua nga detyra te Reali i Madridit në muajin janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *