Momenti i “ariut shqiptar”! Reshat Mati zbret në ring, nuk ka asnjë humbje

“Ariu shqiptar” Reshat Mati do të rikthehet në arenën e boksit të shtunën në mbrëmje. Përballë tij djaloshi shqiptar do të ketë Ryan Pino nga Kuba, i cili ka një rekord të kënaqshëm me 8 fitore, 6 humbje dhe 2 barazime. Ndërsa Reshat Mati ka një rekord fantastik pa humbje, përkatësisht me 9 fitore dhe 0 humbje.

Kjo ndeshje do të jetë vendimtare për Matin, i cili nëse arrin të fitojë mund të përballet me kundërshtarë të cilët kanë një emër të madh në boks. Në ndeshjen e kaluar, 22 vjeçari arriti të fitojë me KO edhe pse dëmtoi të dyja duart gjatë raundeve. Luftëtarët shqiptarë si Deniz Buzukja dhe Florian Marku i kanë uruar fat shqiptarit që mbron ngjyrat kuqezi. Gjithashtu dhe këngëtari i mirënjohur, Capital T, i cili njihet për adhurimin që ka për artet e luftuara, ka shprehur për mbështetjen ndaj Matit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online