Moise Kin, talenti shkruan emrin e tij në historinë e Juventusit

Juventusi mori një fitore të lehtë kundër Udinezes mbrëmë, me rezultatin e thellë 4-1. Edhe pse me formacionin e dytë, të besuarit e Alegrit ia dolin të triumfonin dhe të merrnin tri pikët. Protagonist absolut ishte talenti Moise Kin.

Në takimin e tij të parë si titullar në Serie A, 19-vjeçari shënoi dy gola, si dhe fitoi një penallti. E kur të gjithë prisnin që do të gjuante ai, Emre Xhan mori topin dhe shënoi. Gjithsesi, edhe dopieta ka mjaftuar që Moise Kin të shkruajë emrin e tij në historinë e Juventusit.

Sulmuesi italian bëhet lojtari i më i ri që nga viti 1982 që shënon dy gola në një ndeshje të Serie A (19 vjeç dhe 8 ditë). Xhuzepe Galderisi në sezonin 1981-’82 mban rekordin si lojtari më i ri që ka shënuar dy gola në Serie A (18 vjeç 329 ditë), një rekord që duket i pathyeshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *