Modriç largon krizën: Për Realin asgjë e pamundur!

Luka Modriç u shpall lojtari më i mirë i vitit nga portali “Goal.com”. Kroati u vlerësua për kontributin e tij me përfaqësuesen kroate, me të cilën arriti deri në finalen e Kupës së Botës, por dhe për ndihmën që i dha Realit në fitimin e Championsit të tretë radhazi.

33-vjeçari foli pasi mori çmimin, duke u treguar besim plotë se Reali mund ta fitojë sërish Ligën e Kampionëve, ndonëse nuk ka bërë një nisje sezoni mbresëlënëse. Fillimisht 33-vjeçari foli për fitimin  këtij trofeu dhe më pas u ndal te ecuria me “galaktikët”.

“Jam i lumtur që nderohem me këtë çmim dhe dua që të falënderoj të gjithë ata që më kanë votuar. Jam i nderuar që edhe unë bëhem pjesë e listës së lojtarëve të mëdhenj që janë nderuar me këtë çmim”.

“Në futboll asgjë nuk është e pamundur, sidomos për Realin e Madridit, diçka që e kemi treguar. Pse të mos e fitojmë dhe Championsin e katërt radhazi? Duhet që të përmirësohemi me lojën tonë. Gjëja më e rëndësishme është se në çfarë pozicioni do të jemi në fund të edicionit. Do të punojmë shumë për t’u ngjitur sa më lart. Ne synojmë që të fitojmë titullin, por mbi të gjitha të bëjmë një lojë të bukur. Ardhja e Solarit? Jam i bindur se do të kemi një trajner të përkushtuar i cili do të bëjë mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online