Modriç: Dua ta mbyll karrierën në Madrid, Mesi nuk duhet të mungonte

Luka Modriç mori dje çmimin më të madh që akordon FIFA. Kroati u shpall “The best” në ceremoninë e cila u zhvillua në Londër. Me plot meritë mund të thuhet, ndonëse nuk bëhej fjalë për një lojtar që kishte dalë golashënuesi më i mirë. Me realin arriit që të fitonte Championsin, por arriti që të udhëhiqte Kroacinë si kapiten në finalen e Kupës së Botës. Pas marrjes së çmimeve, Modriç ka folur për faqen e klubit të tij, ku është shprehur dhe për pikët maksimale që kishte dhënë Mesi për të, por dhe të ardhmen e tij.

“Çmimi? Për mua gjëja më e rëndësishme është që mbështetja nuk më ka munguar asnjëherë, pasi është diçka shumë e veçantë. Jam shumë krenar që munda ta fitoj këtë çmim, pasi ka shumë lojtarë të mëdhenj në botë, ndaj është një ëndërr e vërtetë. Ndihem shumë i lumtur, pasi kam punuar shumë vetëm e vetëm që të isha këtu ku jam sot. Ishte sezoni im më i mirë i karrierës dhe mund të them i paharrueshmi. Kam punuar gjithnjë që të marr sa më shumë trofe me realin e Madridit. Dua gjithnjë që të përmirësohem edhe pse tani jam 33 vjeç. Ndoshta është pak befasi që vit pas viti jam rritur akoma dhe më shumë. Dua që të fitoj për të katërtën herë radhazi Ligën e Kampionëve dhe kjo do të ishte madhështore”.

“Pikë maksimale nga Mesi? Jam shumë i kënaqur dhe mund të them se nuk e dija se sa pikë më kishte dhënë. Ai është një nga më të mirët e të gjitha kohërave dhe ndjej keqardhje që nuk ishte sot këtu. Doja shumë që të ishte dhe ai. Dua ta falënderoj për pikët e plota që më ka dhënë”.

“A e meritoja këtë çmim? Meqë të gjithë votuan për mua si më të mirin mund të them se e kam merituar. Kam kaluar një vit mjaft të mrekullueshëm. Nuk mund ta them unë a jam apo jo më i miri, por kolegët e mi, lojtarët dhe gazetarët dhe tifozët. Ata më kanë votuar mua dhe them se e kam merituar”.

E ardhmja? Do odja ta përfundoj karrierën time tek Reali”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *