Kupa apo kampionati? Tomori bën zgjedhjen e detyruar

Ndonëse fitoi në ndeshjen e vajtjes 2-1 ndaj Bylisit në kupë, Tomori tashmë e ka vendosur: kupa nuk i intereson dhe as kualifikimi nuk e josh.

E vërteta është se për gjithë klubet e Kategorisë së Parë kupa është një kompeticion pa asnjë vlerë, përveç shpenzimeve të naftës dhe frikës së ndonjë dëmtimi.

Për këtë arsye, trajneri Bledar Devolli ka vendosur të udhëtojë për në Ballsh vetëm me rezervat dhe disa të rinj, ndërsa zëvendësi i tij Klemend Agalliu do të stërvitë ekipin e parë në Berat këtë të mërkurë.

“Jemi të përqendruar tek ndeshja me Orikumin, kupa nuk është në interesin tonë, ndaj kemi bërë këtë zgjedhje të detyruar”, deklaroi pas stërvitjes së sotme Agalliu, duke konfirmuar atë që e dinë të gjithë: kupa, me formatin aktual, është e kotë që të luhet për ekipet pa synime e pa financa të forta, sepse për të shkuar larg duhet të eliminosh ekipet më të forta në Superiore.

Edi Spahiu

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online