Mlada nis kampionatin, humbje në debutim

0

Mlada Boleslav ka nisur sot kampionatin çek dhe debutimi ka qenë i hidhur, me një humbje shtëpiake 2-1 ndaj Sigma Olomucit. Në teori mund të thuhet se Mlada e ka pasur mendjen te Skënderbeu, por duke qenë ditë e diel, është herët për ta thënë këtë, aq më shumë që sot Mlada e nisi me formacionin më të mirë të mundshëm, thuajse me gjithë titullarët që luajtën kundër Skënderbeut.

Falta shënoi 2 herë për miqtë në pjesën e parë dhe pas pushimit Mlada aktivizoi edhe sulmuesin Komliçenko në vend të mesfushorit Rada. Pikërisht Komliçenko shënoi në minutën e 86-të, por vetëm kaq për Mladën, që pati epërsi të lehtë, por nuk shkëlqeu dhe duket qartë që nuk është ndonjë ekip i frikshëm, ose të paktën nuk është në formën e vet optimale.

Ndeshjen e sotme me siguri e ka ndjekur me vëmendje edhe trajneri i Skënderbeut Ilir Daja.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.