Misteriozët e Vllaznisë, kush janë lojtarët e afruar

Vllaznia ka bërë tre afrime zyrtare dhe lojtarët vijnë nga jashtë. Trajneri Hasan Lika ka pasur mundësinë t’i shohë në fushë dhe më pas ka ardhur firma. Por kur janë të afruarit e kuqebluve? Në fakt nuk është se kanë ndonjë “CV” kushedi, por besohet se të paktën në Kategorinë e Parë do të bëjnë diferencën.

Objektivi parësor te Vllaznia është rikthimi në elitë dhe si fillim po punohet që të bëhet ekipi për ta realizuar diçka të tillë. Pritët që gjatë këtyre ditëve të ketë edhe afrime të tjera, për të qenë të plota para 9 shtatorit, kur edhe nis kampionati.

MBROJTËSI – Dan Ignat është një lojtar me eksperiencë, 32-vjeçar, i cili vitet e fundit të karrierës i ka kaluar në Jordani, Indi dhe Oman, ndërkohë që më së shumti është aktivizuar në Rumani në ligën e dytë. Ignat është sjellë nga drejtori sportiv Engin Firat te Vllaznia dhe pritet të jetë një nga shtyllat e formacionit kuqeblu sezonin e ardhshëm.

SULMUESIT – Silvio Rodrigues Pereira Junior, kështu quhet braziliani 24-vjeçar që vjet ka luajtur në elitën e futbollit ukrainas. Edhe pse ka ardhur për të bërë shënuar gola, në Ukrainë nuk e ka provuar shijen në tre vitet që është aktivizuar me Çornomorets.

Eziamaka Kollins Ikena është sulmuesi tjetër që trajneri Hasan Lika do të ketë nën urdha. Nigeriani është vetëm 20 vjeç dhe së fundmi ka qenë pjesë e Master 7 FC në shtetin aziatik të Laos. Më parë ka luajtur me Saithani Sity, në të njëjtin shtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online