Kukësi dhe Tirana, për të evituar… krizën

Në “Loro Boriçi” sot do te zhvillohet një nga përballjet më te rëndësishme të javës së tretë. Kukësi pret Tiranën në një sfidë që është shumë delikate për të dyja skuadrat, pasi pozitat ku ndodhen dy ekipet në fjalë nuk është aspak komode.

Si verilindorët ashtu dhe bardheblutë nuk kanë mundur që të marrin më shumë se 1 pikë në dy javët e para. Të besuarit e Armando Cungut barazuan me Laçin në javën e parë dhe më pas u mundën në transfertë nga Flamurtari. Në anën tjetër skuadra e Ze Marias u befasua që në start nga Kamza dhe nuk arriti dot që të shkonte më shumë se një barazim pa gola në fushën e saj me Teutën.

Pritshmëritë për këtë takim janë që të shohim një ndeshje të forte dhe me shumë rivalitet, pasi të dyja ekipet synojnë kthesën në këtë përballje. Si Kukësi dhe Tirana kanë pretendime për të qenë në pjesën e sipërme të tabelës. Një tjetër hap fals sot do të sillte një situatë shumë negative, për këdo skuadër, edhe pse jemi vetëm në javët e para.

Për këtë ndeshje vendasit nuk do të kenë të gatshëm Stivi Frashërin, Donjet Shkodrën dhe Valon Ethemin për shkak të përplasjeve që kanë pasur me klubin, por dhe mbrojtësin Simo Rrumbullaku që ka pësuar një dëmtim në gju në sfidën e fundit në Vlorë. Në anën tjetër rikthehet Ilion Lika të jetë i gatshëm për stafin teknik, por po ashtu edhe Edon Hasani duket se i ka lënë pas shqetësimet fizike që ka pasur.

Formacionet e mundshme

Kukësi: Maloku – Maliki, Shameti , Cuculi, Zguro – Çyrbja, Limaj – Musolli – Kordeiro (Kalaja) – Harba,Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu.

Tirana: Abibi (Lika) – Kërçiku, Turtulli, Atinga, Hoxhallari – Hasani, Maveje, Kobina, Karabeci – Sentamu, Blazhevski.  Trajner: Ze Maria

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online