Mister në Berat, tronditet stoli i Arbrit?

Skuadra e Tomorit ka rinisur përgatitjet e saj ditën e hënë në mes të një rrebeshi të fortë me shi dhe erëra të forta, që i ngjasonin një cikloni të vërtetë, por që kjo nuk e pengoi aspak skuadrën që të zbriste në fushë dhe të zhvillonte një seancë shumë intensive.

Krahas motit me reshje, që nuk e ka zmbrapsur skuadrën nga seanca stërvitore, duket se me shumë interes ka qenë se kush do ta drejtonte skuadrën gjatë kësaj fillimjave, për shkak të zërave që kanë qarkulluar gjatë ditëve të fundit në qytetin e Beratit për një rikthim të mundshëm të ish teknikut kavajas Bledar Sinella.

Gjithsesi, duket se skuadra nuk ka pësuar asnjë ndryshim gjatë kësaj fillimjave, pasi futbollistët në seancën stërvitore janë drejtuar nga tekniku Gersi Arbri, i cili edhe pse gjatë gjithë seancës stërvitore është shoqëruar nga prania e gazetarëve sportivë, nuk ka pranuar të flasë në lidhje me një largim të mundshëm të tij nga pankina beratase.

Më shumë do të mësohet gjatë kësaj jave pas një prononcimi publik të presidentit të Tomorit dhe kryebashkiakut të Beratit Petrit Sinaj, i cili ka një afrimitet të dukshëm me teknikun aktual të Tomorit, edhe pse zëra të besueshëm pranë tij nuk kanë mohuar gjatë ditës së hënë se Sinella është vetëm një hap larg Tomorit, dhe që zyrtarizimi i tij është vetëm çështje ditësh.  EDI SPAHIU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online