“Mister 1 milionëshi”! Dikur e fitoi bastin me Ekuban, drejtori i Partizanit goditi edhe me Xhuliano Skukën

Futbolli shqiptar e ka rritur ndjeshëm prodhimin e tij në vitet e fundit. Për më tepër, është hequr edhe trampolina. Tashmë po shohim transferime si të Mucit dhe Celhakës te Legia e Varshavës, si e Xhixhës te Karabak apo edhe e Xhuliano Skukës te Metz.

Ky i fundit është larguar për 1 milionë euro në drejtim të Francës dhe Partizani do të mbajë 10 përqind të kartonit. Tashmë po ndryshon edhe mendësia e klubeve shqiptare, që po marrin aromë europiane duke u treguar të zgjuara që të përfitojnë sërish nga një tjetër shitje e lojtarëve në të ardhmen.

Një meritë e madhe këtu i përket edhe drejtori të Partizanit, Elton Marinit. Ky i fundit do të sillte Skukën te Partizani dhe pjesa tjetër mbetet histori. Sigurisht, të flasësh tani për këtë sulmues është fare e lehtë, por në kohën e Dinamos, vështirë se dikush do t’i besonte për vazhdimësinë.

Tashmë të kuqtë numërojnë 1 milionë euro të shtuara në arkat e klubit të tyre për shkak të këtij transferimi të sjellë nga Marini. Por kjo nuk është hera e parë që Eltoni godet me gjetjen e sulmuesve. Më herët ka sjellë edhe Kaleb Ekuban, që mbahet mend si një prej lojtarëve të huaj më të mirë që ka ardhur në futbollin shqiptar.

Për këto arsye, të gjithë besojnë se Marini do ta ketë edhe një zgjidhje për të zëvendësuar të paktën Skukën, pasi në gjetjen e sulmuesve nuk ka gabuar kurrë në nuhatjen e tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online