Misioni i pamundur, të përzgjedhurit e Cungut

Kukësi  ka një mision të vështirë për të kaluar në turin tjetër. Ndeshja e parë në Gjeorgji kundër Torpedo është humbur me rezultatin 5-2. Gjithsesi verilindorët besojnë dhe do tentojnë mrekullinë. Ndërkohë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

FORMACIONI – Porta i është besuar Faton Malokut. Portieri Stivi Frashëri nuk është grumbulluar dhe në klub shprehen se ka një dëmtim në gju. Në pankinë do të jetë portieri Jetmir Basha. Në mbrojtje ka lëvizje.

Edis Maliki ka marrë vendin e tij në krahun e djathtë të mbrojtjes. Rustem Hoxha do ta nisë nga stoli, ashtu si Harallamb Qaqi. Krah Shametit rikthehet Albi Alla, i cili ishte i pezulluar në ndeshjen e parë. Në të majtë Rrumbullaku është titullar.

Mesfusha ka një ndryshim. Çyrbja nuk luan nga fillimi dhe në vend të tij është përzgjedhur Etthemi. Uilliam gjithashtu luan në krah, kurse Musolli dhe Dzaria në qendër. Rexhinaldo është preferenca e parë në sulm. Pranë tij do të luajë Haris Harba.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *