Pritej fitore dhe ajo erdhi: Skënderbeu ka mundur 4-1 Lushnjen, në një sfidë që duhej ta fitonte me çdo kusht, pavarësisht mungesave të shumta.
Trajneri Daja kërkonte të ruante disa titullarë, pa humbur në cilësi, dhe misioni u arrit me sukses. Afrim Taku në pjesën e parë shënoi dy gola, duke ia prerë shpejt shpresat Lushnjes, që barazoi përkohësisht në minutën e 29-të me Sefën, por vetëm kaq.
Në pjesën e dytë edhe Ali Soue mori pjesë në festë (dha edhe dy asiste), edhe pse goli duhej anuluar për pozicion jashtë loje, para se Xhejms Adenini të mbyllte gjithçka.
E diel, më 15 tetor, ora 17:00
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë
Skënderbeu – Lushnja 4-1
Shënues: Taku 20′, 41′, Soue 75′, Xhejms Adeniji 80′ / Sefa 29′
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Jashanica, Aliti, Muzaka (Gripshi 84′), Dita, Shkodra, Taku, Xhejms Adeniji, Soue ( Demte 78′). Të gatshëm: Teqja, Mici, Lilaj, Lulaj, Kelmendi. Trajner: Ilir Daja
Lushnja: Bejte, Ruço, Bixhyti, Marku, Mone, Gava, Papa (Alushi 46′), Meto (Magani 70′), Canka, Shkullaku (Pepa 46′), Sefa. Të gatshëm: Bufasi, Elvis Prençi, Taullau, Çela. Trajner: Artan Bano
Kartonë të verdhë: Mone 54′, Bizhyti 67′
Gjyqtarë: Orlando Kuka, Denis Rexha, Redian Dobruna, Remzi Sadiku
Delegat: Besnik Çela; Vëzhgues: Arjan Mali