Besa fluturon, tashmë një pikë larg kreut

Në Kavajë mund të ëndërrojnë tashmë, sepse realisht Superiorja është e arritshme, me skuadrën aktuale dhe me ecurinë e mirë të këtij fillimsezoni.

Sot skuadra kavajase mposhti 3-1 Erzenin, në një sfidë ndaj një rivali direkt në renditje, që ka një skuadër cilësore dhe ambicioze.

Pasha për miqtë shënoi që në minutën e 15-të nga pika e bardhë, por në minutën e 24-t u kthye baraspesha, pasi portieri i Erzenit Dajsinani rrëshqiti në zonë dhe humbi një top që Shabani e shtyu në rrjetë.

Në pjesën e dytë Besa ishte e papërmbajtshme, duke shënuar në minutën 47 me Mario Morinën dhe në të 74-tën me Ervis Kajën.

Nëntë pikë, një më pak se Kastrioti kryesues dhe në Kavajë shohin nga maja e tabelës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online