A e meriton Asani një shans?

Afrimi i fundit në radhët e Partizanit ishte Jasir Asani, mesfushor ofensiv 22-vjeçar, i cili ka firmosur si lojtar i lirë, pas mbylljes së merkatos, ndërsa forma fizike e tij nuk ka qenë optimale. Për këtë arsye, mesfushori me tipare të avancuara po luan në radhët e ekipit të Partizanit B dhe duket në formë të mirë.

Dje Partizani B fitoi 4-1 ndeshjen e Kategorisë së Dytë kundër Sopotit, në Yrshek, me 3 gola nga Asani në pjesën e dytë, duke përmbysur avantazhin fillestar të Sopotit me Tanushin (një gol e shënoi Hoxha).

Trajneri Juliano donte që ta aktivizonte në ndeshjen miqësore kundër Pelisterit për 45 minuta, por Asani kishte ndeshje me ekipin B. Me vështirësitë e “demave” për të dalë të goli dhe me lehtësinë që Asani po arrin të shënojë duket se dhe debutimi zyrtar me të kuqtë nuk do të jetë i largët. Asani e meriton një mundësi për të treguar veten dhe shfaqur potencialin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online