Mirësevjen në futbollin spanjoll! Kilian Mbape “u fut në xhep” nga 17-vjeçari i Barcelonës, ky është adoleshenti që iu kthye në makth francezit

Kylian Mbappe do të luajë në Spanjë nga sezoni i ardhshëm pasi pritet të transferohet te Real Madrid. Megjithatë francezi e kuptoi sot se nuk do të jetë aspak e lehtë kjo aventurë e re. Në ndeshjen e sotme kundër Bacelonës, të humbur në shifrat 3-2 në çerekfinalen e Champions League, Mbappe ishte një “fantazmë” në fushë.

Francezi u neutralizua nga adoleshenti Pau Cubarsi. Vetëm 17 vjec dhe ishte ndeshja e dytë në Champions League për të, pasi debutoi duke impresionuar ndaj Napolit, por mjaftueshëm sa për të ndaluar Mbappe.

Statistikat e francezit e tregojnë qartë ndikimin e tij të pakët në lojë. Vetëm tre duele të fituara kundër Cubarsit në 90 minuta nga 12 duele gjithsej. Pra Mbappe fitoi vetëm 25% të dueleve me 17-vjeçarin dhe nuk arriti dot kurrë që të godas në portë. /Sport Ekspres/