“Nuk kam dyshim që mund të kualifikohemi”! Humbi në shtëpi nga Barcelona, trajneri i PSG: Në transfertë nuk kemi humbur kurrë në Ligue 1

Trajneri i PSG ka ende shumë besim se ekipi i tij do të kualifikohet në gjysmëfinalen e Champions League së këtij sezoni. Pas humbjes 2-3 ndaj Barcelonës, Luis Enrique u shpreh se skuadra që ai drejton mund të kalojë më tej. Për më tepër solli edhe shembullin e Ligue 1, teksa PSG nuk ka regjistruar asnjë humbje në transfertë. Për këtë arsye tekniku i ekipit francez mendon se do të dalë nga Spanja me përmbysje rezultati.

“Natyrisht që është një humbje që nuk e donim. Kemi bërë një ndeshje të mirë, luajtëm ndaj një ekipi të mirë. Nëse shikojmë të gjitha ndeshjet çerekfinale, shohim që ka pasur shumë gola. Kur luan në këtë nivel, të gjitha skuadrat janë elitare. Ne kishim një mundësi për golin e tretë, por topi goditi traversën. Unë mendoj se bëmë një lojë të mirë ndaj një kundërshtari të madh. Natyrisht që kemi gjëra për të punuar dhe përmirësuar. Vëmendja është kthyer në ndeshjen e dytë në Barcelonës. Nuk kam dyshim se mund të kualifikohemi, kam besim të madh te djemtë e mi. Përshembull, nuk kemi humbur asnjë ndeshje në transfertë në Ligue 1. Do të jetë si një finale për ne dhe duhet të japim 100%”, tha Enrique. /Sport Ekspres/