Mirënjohja e Vllaznisë: Ditë e veçantë, krenar për Hamdi Salihin

Hamdi Salihi vendosi t’i japë fund karrierës fantastike që ka zhvilluar. Shkodrani 35-vjeçari i emocionoi të gjithë me letrën e shkruar, aty ku bënte publik vendimin e marrë.

Të shumta ishin komentet falënderuese për bomberin e golave të mrekullueshëm, ndërsa së fundmi ka ardhur edhe reagimi i klubit të Vllaznisë, klubi i qytetit dhe aty ku u rrit Hamdiu.

Deklarata e klubit të Vllaznisë

“MIRËNJOHJE PËR HAMDI SALIHIN

Dita e sotme do të jetë shumë e veçantë për sulmuesin shkodran Hamdi Salihi. Ka vendosur t’i japë fund karrierës si futbollist, një karrierë kjo shumë e suksesshme e cila e ka bërë atë një nga lojtarët më të njohur në vendin tonë por edhe të kombëtares shqiptare.

KF Vllaznia padyshim që është krenar sepse Salihi është rritur dhe formuar si futbollist pikërisht pranë tij dhe po ashtu, ai ka dhënë kontributin e tij për fanellën kuqeblu me lojën dhe golat e shumtë në sezonet 2002-2004.

Mirënjohje për atë çfarë ke dhënë për klubin tonë, por edhe kudo ku ke luajtur tjetër sepse ke përfaqësuar me dinjitet futbollin shkodran!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *