Mirel Josa kap vendin e dytë, mposht Vllazninë e Bashës

Dy gola nga Liridon Fetahaj, nga një në çdo pjesë, i dhanë sot fitoren 2-0 Prishtinës ndaj Vllaznisë në Pozheran.

Për Prishtinën është fitore me rëndësi të madhe, pasi kishte humbur dy ndeshjet e fundit. Me këtë sukses, Prishtina kap vendin e dytë, duke u afruar ndjeshëm me kreun, pasi ka vetëm dy pikë më pak se Llapi.

Ndërkaq, Vllaznia mbetet e fundit dhe ka pak shanse kthese. Sot prej minutës së 15-të u aktivizua edhe mesfushori i Shqipërisë U-21 Arbër Basha. I aktivizuar rregullisht këtë sezon, Basha ka fituar eksperiencë dhe ka qenë një zbulim pozitiv në Superligën e Kosovës, pas transferimit në verë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online