Milinkoviç: Nuk kam ofruar ndonjëherë dorëheqje, duhen fituar dy ndeshjet e radhës

Humbja me Partizanin ka trazuar keq ambientin te Kukësi, por Mlladen Milinkoviç nuk dorëzohet. Trajneri serb shpjegon se nuk kërkoi largim pas ndeshjes kundër Partizanit: “Unë personalisht nuk kam folur me lojtarët pas ndeshjes dhe të kem dhënë ndonjë deklaratë. Në atë që thashë para kamerave, thashë që isha përgjegjës dhe do të flas me presidentin. Deshëm të merrnim një vendim për të mirën e Kukësit, nuk shoh vetëm anën time. Presidenti beson tek unë, gjithashtu përgjegjës për një ekip kur nuk ecën mirë është trajneri dhe unë nuk doja të përfitoja nga ai besim”.

Gjici po habit, duke ua faturuar vetëm lojtarëve momentin e keq, por Milinkoviç e di që durimi ka limit: “Unë kam biseduar me të dhe e njohim njeri-tjetrin, por nuk jam aq naiv, e di se po nuk ecën rezultatet, nuk është më çështje besimi. Po nuk pati rezultati vjen një moment dhe nuk mund të vazhdohet më. Kjo nuk ndodh vetëm te Kukësi dhe në Shqipëri, ndodh në klubet më të mëdha dhe kjo nuk është se nuk janë trajnerë të mirë. Kjo është puna e trajnerit, ka presion. Nëse nuk do kisha besim tek ekipi, atëherë do ia thosha presidentit dhe do ikja. Nuk është për t’u justifikuar, por po ndërtojmë raste dhe nuk po i shfrytëzojmë. Edhe me Partizanin na ndodhi kjo. Nëse do kishim shënuar dhe do e kishim përmbysur rezultatin, do flisnim ndryshe. Por ky është futbolli”.

Trajneri sheh nga e ardhmja e vendos një synim të qartë: “Në dy ndeshjet e ardhshme do kërkojmë gjashtë pikët. Nëse ia dalim, atëherë jemi brenda objektivave. Kemi punuar gjatë kësaj jave nga ana psikologjike, që të mos e humbasin besimin te vetvetja dhe tek ekipi. Edhe ata e kanë kuptuat gjendjen ku jemi dhe besoj do rikthehemi te fitorja me Laçin”.

Problemi i Kukësit: “Po të shohim 11 javët e kaluara shohim se kemi pësuar shumë gola. Për një ekip pretendent janë shumë. Kur pëson shumë gola do të thotë se nuk shkon diçka në mbrojtje. Kemi bërë një analizë të hollësishme për golat e pësuar deri më tani. Po i marrim lehtë golat. Edhe në mesfushë kemi pasur probleme, nuk kemi qenë agresivë. E dyta është se humbasim shumë raste të pastra shënimi. Nga ndeshja me Flamurtarin kemi humbur dy raste, me Kamzën kishim 2 raste para se të bënim golin e parë”.

Laçi, i rrezikshëm: “Ne e kemi ndjekur në disa ndeshje Laçin, ata kanë një ecuri të mirë sivjet. Kanë një fushë të fortë dhe siç thashë në fillim nuk do të jetë e lehtë. Di të marrë rezultate, pavarësisht se si luan. Kanë një lojtar shumë të mirë dhe të rrezikshëm. Ne nuk kemi mundi të tjera veç fitore. Duhet ta fitojmë me çdo kusht. Në lidhje me formacionin do të shihet në momentin e ndeshjes”.

Largimi i Zeqirit: “Për mua do ishte më mirë po të qëndronte Zeqiri. Dy ditë para ndeshjes me Partizanin erdhi dhe na tha se nuk do të jetë më pjesë e Kukësit dhe i thamë se duhet të fliste me presidentin. Është një mungesë, por jemi fokusuar te puna për ndeshjen me Laçin. Unë i thashë të qëndronte pushim dhe të mendohej. Është një lojtar i mirë dhe i uroj suksese”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online