“Mirel Josa ishte si një baba i dytë“, Radas bën krahasimin: Ja ndryshimet mes futbollit shqiptar dhe atij kroat

Marko Radas ka qenë një nga mbrojtësat më të spikatur në Kategrinë Superiore, ku ka përfjetuar edhe suksese të mëdha me klubin e Skënderbeut. Mbrojtësi kroat ka dhënë një prononcim për “Euromania“ në “News 24“, ku së pari ka vlerësuar edhe figurën e ish-trajnerit të tij të gjendur në studio, Mirel Josës, të cilin e sheh si një baba të dytë. Më tej Radas komenton Kombëtaren e tij, Kroacinë, si dhe tregon diferencat mes futbollit shqiptar dhe atij kroat.

“Profesor Josa kur ishim te Skënderbeu ishte si një baba i dytë. Profesori për mua ka qenë një shok i madh. Çdo lojtar kishte mundësi të bënte muhabet me të. Ishte shumë mirë për psikologji.

Kroacia kishte ndeshje shumë të vështirë me Anglinë, por dukej sikur ekipit i mungonte motivimi. Kroacia i ka të gjitha, por i duhet vetëm motivimi mendoj unë.  Nuk mendoj se është e limituar. Kemi lojtarë të rinj dhe të mirë. Unë mendoj që vetëm një fitore sot ndaj Çekisë dhe të kalojmë grupin, pastaj do jemi ndryshe. E sigurt që do kapim çerekfinalen.

Futbolli shqiptar dhe kroat? Në Kroaci kemi akademitë dhe sistemin e lojtarëve të rinj. Investohet shumë te moshat. Këtu është edhe diferenca mes dy futbollit të dy vendeve”, ka thënë Marko Radas./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *