Miqësorja e radhës, Skënderbeu ndalet sërish

0

Ka ardhur miqësorja e tretë në Slloveni për Skënderbeun, që sot u ndesh me Rabotniçkin e Maqedonisë. Në letër Skënderbeu ishte superior dhe pritej fitorja, por edhe miqësorja e tretë nuk solli rezultatin e dëshiruar.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja barazoi 1-1, me gol të shënuar nga Sabjen Lilaj me 11-metërsh në minutën e 75-të.

Titullar kundër Rabotniçkit ishte edhe sulmuesi Vujoviç, i mbështetur nga Gripshi e Muzaka, por nuk ka mundur të lerë shenjë.

Në pjesën e dytë Daja ka aktivizuar gjithë lojtarët e stolit.

MIQËSORE

Rabotniçki – Skënderbeu        1-1 

Formacioni titullar i Skënderbeut: Shehi, Vangjeli, Osmani, Jashanica, Mici, Dita, Muzaka, Nimaga, Lilaj, Gripshi, Vujoviç.

Shënues: Sabjen Lilaj 75′ (pen)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.