Kukësi më datë 4 janar zbarkon në Turqi, ku edhe do të zhvillojë edhe fazën përgatitore. Element i rëndësishëm janë edhe takimet miqësore dhe deri më tani janë konfirmuar dy.
Drejtuesit e Kukësit kanë gjetur marrëveshjen për t’u përballur me dy ekipe të elitës, madje njëra miqësore është më kryesuesit e Bashakshehirit. Kjo përballje do të luhet më 9 janar.
Dy ditë më pas, më 11 janari, do të luhet kundër rusëve të Rostov. Klubi verilindor ka dalë edhe me një njoftim zyrtar, duke zbuluar edhe oraret.
NJOFTIMI – FK Kukësi do të zhvillojë fazën përgatitore në Antalia të Turqisë.Gjatë qëndrimit 12 ditor në qytetin bregdetar Turk, skuadra jonë do të zhvillojë 2 ndeshje miqësore.
Konkretisht, me datë 09.01.2019 ora 17:00, do të luhet miqësorja ?stanbul Ba?ak?ehir – FK Kukësi si dhe FK Rostov – FK Kukësi, me datë 11.01.2019 ora 17:00.
Skuadra e Ba?ak?ehir aktualisht renditet në vendin e parë të Superligës Turke ndërsa ajo e FK Rostov renditet në vendin e shtatë të Premier Ligës Ruse.#ForcaKukesiMeTyPerTy