Jorgji: Paragjykohemi shumë, presidentët e kanë kuptuar që jemi… njerëz

Enea Jorgji është arbitri më i vlerësuar në vitin 2018 dhe elbasanasi e komenton diçka të tillë. Gjithashtu ai shpreson që të vijohet me paraqitje të mira edhe këtë vit.

“2018 ishte një ndër vitet me arritjen më të madhe në arbitrim. Pjesëmarrja në mars në ndeshjet e Kupës së Botës, vazhdoi me turet e Europa League, gjykimi i ndeshjeve në Ligën e Kombeve dhe faza e grupeve në Europa League, që është një arritje më vete”.

“Kemi bërë disa hapa deri më tani dhe hapi tjetër mbetet ngritja në nivele edhe më të larta. Champions League është disi më e vështirë, sepse duhet të ngjitem në kategorinë e parë të FIFA-s për arbitrat dhe nëse kjo ndodh shpresat janë shumë të mëdha edhe për ndeshje të këtij niveli”, u shpreh Jorgji për “A2 News – CNN”.

“Arbitrimi më i vështirë në Shqipëri? Është realisht i tillë, sepse paragjykohemi shumë, duke arbitruar javë pas jave. Ky profesion ka gabimin në mes, por syri tendencioz nga opinioni apo faktorët e tjerë nuk mungon dhe kthehesh në objektiv të cenueshëm dhe që sulmohet”.

“Besoj se klubet dhe mbi të gjithë presidentët e kanë kuptuar që jemi njerëz dhe mund të gabojmë. Në këtë mënyrë, i janë përkushtuar më tepër investimit të tyre, sesa gabimeve të arbitrave. Shikoj një qasje tjetër ndaj arbitrave dhe kjo i ndihmon që të paraqiten më mirë në fushë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online