Partizani e Kukësi do ta zhvillojnë fazën përgatitore në Turqi, ndërkohë që kanë programuar edhe disa ndeshje miqësore. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe Tirana e Skënderbeu që nuk do largohen nga Shqipëria.
Deri një ditë më parë ishin publikuar datat për tre miqësore. Tashmë është shtuar edhe një tjetër, madje një përballje mjaft interesante. Kukësi i vendit të dytë do të sfidojë turqit e Bashakshehir, momentalisht kryesues në kampionatin turk.
Verilindorët këtë takim e luajnë më 9 janar. Në të njëjtën ditë Partizani do të përballet me ekipin e Sivasporit. Dy ditë më pas do të jetë radha e Kukësit, që do të ketë një miqësore me rusët e Rostov.
MIQËSORET E JANARIT
Tirana-Skënderbeu (6 janar)
Bashakshehir – Kukësi (9 janar)
Sivaspor-Partizani (9 janar)
Rostov-Kukësi (11 janar)