Skënderbeu dhe Tirana kanë luajtur një miqësore sot, ku djemtë e drejtuar nga Orges Shehi kanë arritur të triumfojnë me përmbysje 2-1. Gjatë kësaj faze përgatitore, të dyja ekipet kanë shfrytëzuar këtë ndeshje për të provuar disa lojtarë dhe për të ruajtur formën fizike.
Ndeshja është zhvilluar në “Tropikal Resort” në Durrës. Shehi aktivizoi shumë titullarë në formacionin startues dhe ishte i pafat, pasi sulmuesi Bregu u dëmtua dhe nuk dihet sa do të mungojë.
Golat në këtë takim u shënuan nga Hoxhaj dhe Oto Xhon për Skëndërbeun në pjesën e dytë, ndërsa golin e vetëm për bardheblutë e Ardian Memës u shënua nga Muçi.
Miqësore
Skënderbeu – Tirana 2-1
Shënues: Hoxhaj, Oto Xhon / Muçi