Laçi do të tentojë mrekullinë ndaj Hapoel Ber Sheva në turin e parë të Europa League. Bardhezinjtë po përgatiten me seriozitet gjatë kësaj periudhe, ndërkohë që kanë zhvilluar edhe tre ndeshje miqësore. Kurbinasit kanë mposhtur Teutën, si dhe kanë fituar e barazuar me Kukësin.
Në dy ndeshjet me këta të fundit, trajneri Sulejman Starova ka aplikuar skema të ndryshme. Në ndeshjen e parë e rreshtoi skuadrën me modulin 4-3-3, kurse një ditë më parë Laçi luante me 3-4-3. Tekniku kryeqytetas po mendohet mirë për mbrojtjen.
Në mbrojtjen me katër, Starova kishte përzgjedhur Fangajn nga e djathta, për të vijuar me Gjonin, Ignjatoviç dhe Domgjonin. Këta tre të fundit përbëjnë treshen e prapavijës me modulin tjetër, ndërkohë që risia ishin linjat, Deliu e Turkaj.
Gjatë këtyre ditëve, në stërvitje trajneri Starova do të vendosë përfundimisht se si do ta rreshtojë skuadrën e tij kundër Hapoel Ber Sheva. Ndeshja me izraelitet zhvillohet më 11 qershor, prej orës 17:30 në qytetin e Laçit.