Miqësore e dyfishtë, Shqipëria U18 udhëton drejt Rumanisë

Kombëtarja U18  e Shqipërisë do të luajë 2 miqësore në muajin gusht. Ekipi i drejtuar nga Olsi Uku do të përballet me bashkëmoshatarët e Rumanisë me datë 13 dhe 15 gusht.

Kuqezinjtë do të grumbullohen me datë 9 gusht dhe stërvitjet e para do të zhvillohen në Elbasan. Më pas nisja drejt Rumanisë dhe akomodimi në qendrën stërvitore të kombëtares rumune, në kompleksin e së cilës do të luhet miqësorja e dyfishtë.

Ndeshja e parë do të zhvillohet me datë 13 gusht (ora 17:00), ndërsa e dyta me datë 15 gusht (ora 10:00). Qëllimi është grumbullimi i elementëve cilësorë të vitlindjes 2002, të cilët luajnë në Shqipëri ose jashtë.

Këto nuk janë data të lira nga FIFA dhe jo çdo futbollist mund të marrë leje nga klubet ku aktivizohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online