Endri Çekiçi është aktivizuar për 90 minuta të plota në takimin e sotëm midis Olimpias së Lubjanës dhe Goricës.
Ky është aktivizimi i tretë i mesfushorit pogradecar më skuadrën nga kryeqyteti i Sllovenisë. Olimpija mori tri pikët falë fitores me rezultatin 3 – 1.
Zhvendosemi në Suedi në takimin midis Norkoping dhe Falkerberg. Skuadra e Egzon Binakut fitoi me rezultatin 4 – 3. Mbrojtësi shqiptar nuk u grumbullua, pasi sipas trajnerit të Norkoping ai dhe disa lojtarë të tjerë që kanë ardhur me vonesë nuk janë në kondicionin e duhur fizik.
Megjithatë, në këtë takim nuk mungoi një gol shqiptar. Bëhet fjalë për sulmuesin e Falkenberg, Edi Sylisufaj. Sulmuesi 19-vjeçar, u aktivizua nga stoli dhe barazoi shifrat në 3 – 3 në minutën e 87-të, por vendasit siguruan fitoren në fund me një gol në minutën e tretë të kohës shtesë.