Armand Duka ka bërë të ditur se do të kandidojë në zgjedhjet e shkurtit të vitit të ardhshëm për Anëtar të komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Përmes një postimi në “Facebook”, numri një i federatës Shqiptare të Futbollit shpreson që të gjejë një mbështetje sa më të madhe nga federatat e tjera.
Duka ka kandiduar edhe më parë për të qenë pjesë e këtij Komiteti, saktësisht në vitin 2017, duke marrë 22 vota nga 55. Numri një i FSHF-së doli i 9-ti, duke mos arritur për shumë pak vota që të futej në bordin drejtues.
“Miqtë e mi!
Do të jem një nga kandidatët për Anëtar të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Shpresoj që në Kongresin e 43-të që do të mbahet në Romë në 7 shkurt 2019, të ketë sa më shumë federata mbështetëse.
Kandidoj me dëshirën për të përfaqësuar futbollin shqiptar dhe interesat e federatave të vogla në organin më të lartë të futbollit Europian”.
https://www.facebook.com/PresidentiFutbollitShqiptare/photos/a.246839272093311/1891166644327224/?type=3&theater