Katër humbje dhe një fitore është bilanci i kombëtares së minifutbollit në evropianin “Kiev 2018”. Një rezultat në pamje të parë zhgënjyes, por duhet përmendim faktin se kjo ishte eksperienca e parë e Shqipërisë në minifutboll, ndërkohë shtetet e tjera pjesëmarrëse kanë eksperienca disa të mëparshme në këtë sport.
Ditën e sotme, kuqezinjtë u mundën nga Bullgaria me rezultatin e thellë 5-0. Përfaqësuesja jonë vinte në takim e pamotivuar, ndërsa skuadra bullgare ishte e motivuar në kulm, pasi luante për të siguruar vendin e dytë, vend të cilën nuk e arritën, pasi Kazakistani mori një barazim të çmuar ndaj Bosnjës së vendit të parë.
Shqipëri 0 – 5 Bullgari
Shënues: Todorov 1’, Petrov 15’, Tabakov 26’, Aleksandrov 27’, Filipov 33’