Dita vendimtare, Gjimshiti mes dy klubeve

Berat Gjimshiti sezonin e shkuar u aktivizua rregullisht te Benevento dhe këtë verë disa klube e kërkuan. Sasuolo ishte një prej tyre. Gjithsesi mbrojtësi është nën kontratë me Atalantën dhe do të jetë trajneri Gasperini ai që do të vendosë.

Takimi i sotëm që skuadra nga Bergamo luan kundër Hapoel Haifa është vendimtar për të ardhmen e Gjimshitit. Sipas specialistit të merkatos, Xhanluka Di Marzios, sfida me izraelitët është testi për lojtarin e kombëtares.

Sampdoria i ka intensifikuar bisedimet për transferimin e Gjimshitit, pasi e ka t nevojshme të afrojë një mbrojtës. Nga ana tjetër edhe Atalanta duhet t’i bëjë llogaritë. Paraqitja e mbrojtësit në Europa League do vendosë të ardhmen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online