Milot Rashica lë pas dëmtimin, trajneri i Verder Bremen merr vendimin për sulmuesin shqiptar

Pavarësisht rikuperimit, Milot Rashica do të mungojë dhe këtë javë me Verder Bremen. Dëmtimi i tij ka nevojë për kohë dhe doktorët i kanë sugjeruar që lojtari shqiptar nga Vushtria e Kosovës duhet të vazhdojë me stërvitjen individuale. Lajmin e ka bërë të ditur vetë trajneri i Verder Bremenit, Florian Kohfeldt në konferencën për shtyp në kuadër të ndeshjes ndaj Bayer Leverkusen.

“Jemi shumë të lumtur që e kemi përsëri Rashicën në skuadrën tonë. Ai është kthyer nga dëmtimi, por nuk do të luajë. Ka akoma nevojë për riaftësim.”- u shpreh trajneri. Sezoni i ri i Bundesligës nuk ishte aspak me fat për shqiptarin, pasi ka patur probleme të shpeshta në gju. Milot Rashica ka arritur të luajë vetëm pesë ndeshje, ku nuk ka arritur të shënojë asnjë gol./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online