“Të gjithë e ëndërrojmë titullin“, Vila komenton duelin me Vllazninë: Ndeshje e luftuar, por jo vendimtare

Superiorja rikthehet sërish mbrëmjen e nesërme për të nisur kështu rrugëtimin në vitin 2021. Në Shkodër do të luhet një nga ndeshjet më të forta, ku vendi i parë do të përballet me vendin e dytë të renditjes, teksa Vllaznia pret Teutën në “Loro Boriçi”. Megjithatë kjo është një ndeshje e radhës për Emiljano Vilën, që në një intervistë për “Sport Magazine” në “Ora News” shprehet se nuk do të ndahet çështja e titullit nga kjo përballje.

“Jemi përgatitur këto ditë maksimalisht. Do jetë një ndeshje shumë e luftuar. Ne shkojmë në Shkodër për një rezultat pozitiv. Do shkojmë si kemi zhvilluar ndeshjet e fundit lojëra të mira. Vllaznia është një ekip shumë i fortë. Është me meritë atje ku është, në vendin e parë. Martini vërtetë është shkodran, por ne jemi profesionistë. Ai është trajner i Teutës dhe do të japi maksimumin te ekipi ku është.

Të gjithë e ëndërrojmë atë titullin kampion, por jemi ende herët. Edhe ndeshja nesër nuk është se do ndajë shumë gjëra. Është ndeshja e radhës. Një ndeshje që luan vendi i parë me vendin e dytë, një ndeshje e luftuar dhe e bukur besoj. Për çdo lojtar është kënaqësi të shënojë. Nëse e bëj nesër është diçka pozitive. Por rëndësi ka që ekipi të fitoë.

Lorenco Vila? Lorenco shpresoj të bëjë hapat e mia. Shpresoj të bëjë edhe më shumë se unë. Është akoma i ri. Të shohi punën, pastaj gjërat e tjera janë aty. Ka edhe një ambient shumë të mirë siç është Teuta, që për djemtë e rinj është një nga ekipet më të mira“, është shprehur Emiliano Vila./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online