Hysaj është tashmë kapitull i mbyllur, Napoli ka gati zëvendësuesin për mbrojtësin shqiptar

Çështja Elseid Hysaj duekt se ka marrë një zgjidhje përfundimtare. Mbrojtësi shqiptar është tashmë një kapitull i mbyllur për Napolin. Kontrata e shkodranit përfundon në qershor dhe gjasat për rinovim janë të pakta. Në këto kushte të kaltrit do të humbasin me parametra zero lojtarin e Kombëtares kuqezi.

Megjithatë në klubin napoletan nuk kanë qendruar duarkryq dhe kanë gati zëvendësuesin e Hysajt. Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, Napoli është i interesuar për shërbimet e Gabriele Zapas. Ky i fundit luan në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe kartonin e tij e zotëron Kaljari. Gjithashtu një tjetër dëshirë në merkato për të kaltrit është edhe Matia Zakanji i Veronës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online