MLS ka humbur një nga lojtarët më të mirë të saj. Sebastian Xhovinko është larguar nga kanadezët e Toronto te Al Hilal pas plot katër vitesh, ndërkohë që në llogarinë e tij regjistroi plot 73 gola. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ai fitoi edhe titullin kampion në vitin 2017.
Tashmë Xhovinko do të provojë një eksperiencë të re në Arabi, ndërkohë që klubi kanadez ka njoftuar shitjen e sulmuesit 32-vjeçar në Arabinë Saudite. Veç kësaj, italiani ka lënë edhe një mesazh.
“Do të doja të falënderoja tifozët dhe shokët e skuadrës për këto katër vite mjaft të veçanta duke luajtur për Toronton. Një falënderim shkon edhe për klubin, që më ndihmoi të kalojë në një fazë të suksesshme në karrierën time”.
NEWS: Sebastian Giovinco sold to Al-Hilal FC
?: https://t.co/tYVSQrAo5O#TFCLive pic.twitter.com/JM6r3SwZ0s
— Toronto FC (@TorontoFC) January 31, 2019