Milinkoviç: Turp! Flas me presidentin, por vendimin e kam marrë

0

Mlladen Milinkoviç është portreti i trishtimit, pas humbjes së rëndë kundër Lushnjës sot. Trajnerin i Kukësit pas ndeshjes e ka quajtur humbje të turpshme. “Besoj se lojtarët u përpoqën u munduan, por bënë gabime amatore dhe këtë nuk e kuptoj si ndodh. Rrjedha e lojës solli që të mos merrnim asgjë. Është një humbje e pafalshme, e turpshme, ndaj tashmë do të flas me presidentin dhe më pas do të vendosim për të ardhmen. Shpresoj që presidenti të marrë një vendim për të mirën e ekipit, sepse unë e kam marrë vendimin tim”.

“Nuk besoj se më ka tradhtuar njeri, thjesht jam i zhgënjyer nga humbja. Kur humbet ka shumë arsye, ka shumë shkaqe. Sot pësuam tre gola që nuk kanë nevojë të komentohen. Mendoja se pas 4 muajsh në drejtim skuadra do ta asimilonte filozofinë time, por nuk ia dola. Çfarë i mungon skuadrës? Ju jeni trajner vetë dhe i kuptoni këto gjëra. Kur s’ka rezultate përgjegjësitë e para i mban trajneri. Janë gjëra të tjera, mendova se për katër muaj do e kaloja tek ekipi filozofinë time, por nuk ndodhi dhe këtë po e vuajmë. Gjithmonë kam mbajtur përgjegjësi kur s’kanë shkuar gjërat mirë. Humbje e turpshme kjo për ne”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.