Katastrofë kampionësh, Lushnja ‘dhunon’ Kukësin

E pabesueshme, Kukësi turpërohet në fushën e vet nga Lushnja e vendit të fundit! Triumf 3-1 i lushnjarëve, që kanë shfrytëzuar më së miri rrethanat, sepse ekipi Kukës është në gjendje skandaloze dhe ndoshta edhe motivimi e përqendrimi nuk ishin në maksimum.

Pritej fitore e lehtë e Kukësit, që kërkonte të linte pas polemikat e javës. Rasti ishte ideal, Lushnja në krizë nuk shihte dritë në fund të tunelit, por fusha shpesh dhuron surpriza të mëdha.

Ndodhi e pamendueshmja, sepse Premçi shënoi në pjesën e parë dhe Lushnja shkoi në avantazh në pushim, duke merituar gjithçka, sepse luajti shumë mirë.

U mendua se ishte rastësi dhe kur Bakaj barazoi sapo nisi pjesa e dytë, u mendua fitorja e kampioneve në fuqi. Nuk bëhet fjalë, sepse Sefa shënoi dy gola të artë, kundër një rivali mediokër sot.

Kthesë e madhe për Lushnjen simpatike, aty ku nuk pritej kurrë, ndërsa tani Kukësi është në kaos dhe pritet furtunë të stafi dhe lojtarët.

Kukësi 1-3 Lushnja

Shënues: Bakaj 47’/ Prençi 12’, Sefa 66’, 84’

GOLAT

12’ – Meto harkon nga një goditje dënimi, Prençi në rrëmujë gjen rrugën e rrjetës.

47’ – Bakaj gjendet i vetëm me portierin dhe tregohet i saktë, duke barazuar rezultatin.

66’ – Sefa godet nga jashtë zone, Koliçi zgajtet por nuk e arrin topin dhe miqtë sërish në avantazh.

84’ – Pas një harkimi nga një goditje dënimi, Sefa edhe pse në pozicion të vështirë shënon.

Kukësi: Koliçi, Idrizi, Shameti, Hoxha, Rrumbullaku ( Peposhi 70’) , Ethemi ( Shtubina 75’) Imami (Alla 56’), Musolli, Bakaj, Guri, Alijev. Trajner: Mlladen Milinkoviç

Lushnja: Spaho, Meto (Ruço 73’), Prençi, Marku, Mone, Pepa, Gava, Papa, Alushi, Canka, Sefa. Trajner: Hysen Dedja

Gjyqtarë: Klodian Shahini, Egin Doda, Fatmir Lamaj, Andi Koçi
Delegat: Bujar Pregja; Vëzhgues: Mhill Shkembi

Kartonë të verdhë: Bakaj 76’ / Marku 27’, Canka 46’, Papa 75

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online