Dedja: Lushnje me karakter, do luftojmë deri në fund

0

Dedja më në fund feston. Trajneri shkodran ka punuar shumë javët e fundit, ka duruar presionin dhe humbjet, por nuk u dorëzua asnjëherë dhe tani merr frytet e punës së tij. Suksesi në Kukës mund të jetë pikë kthese për sezonin e Lushnjes, skuadër modeste e pa financa të fuqishme, por që sot tregoi se mund të bëjë shumë më tepër.

“Pas humbjes me Luftëtarin, kur unë nuk e njihja skuadrën, them se e kam menduar gjithmonë fitoren. Na ka munguar vetëm rezultati. Këtë javë kemi punuar shumë në aspektin psikologjik, për të bindur skuadrën që nuk janë për të rënë.

“Skuadra ka karakter, e shoh në stërvitje diçka të tillë. Kjo fitore tregon se ekipi ka karakter”.

“Lepuri? Është interpretuar keq nga ana e dashakeqësve”.

“Skuadrat nuk kanë diferenca të mëdha, edhe pse ne me pikë jemi të shkëputur. Po shihet në fushë dhe jam i bindur se do konkurrojmë deri në fund. Mendoj se do të shpëtojmë”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.